Duke kërkuar ndjesë ndaj publikut, Elton John shtyn turneun e tij në Europë.

Written by on 18/09/2021

Elton John njoftoi se është i detyruar ta shtyjë turneun e tij të ardhshëm europian, për shkak të një lëndimi. Muzikanti 74-vjeçar, do t’i niste koncertet në Europë këtë vit, si pjesë e turneut të tij “Farewell Yellow Brick Road”.

“Nga fundi i pushimeve të mia verore, rashë keq mbi një sipërfaqe të fortë dhe, që atëherë, kam pasur dhimbje dhe shqetësime të konsiderueshme në ije”, tha John në një deklaratë.

“Me gjithë trajtimin intensiv fiziologjik dhe specialist, dhimbja ka vazhduar të përkeqësohet dhe po çon në rritjen e vështirësive në lëvizje. I ndiej plotësisht zhgënjimet tuaja, pas vitit që kemi pasur dhe ju premtoj këtë: shfaqjet do të realizohen vitin e ardhshëm dhe unë do të sigurohem që ato t’ia vlejnë për pritjen”, përfundoi Elton John.

Turneu i tij pritet të rifillojë në janar 2022, në Nju Orlins dhe do të zgjasë deri në verën e vitit 2023.

Radio Travel.al


Current track

Title

Artist

Background