Greqia mban në fuqi kufizimet për hyrjet në vend deri më datën 24 Shtator

Written by on 18/09/2021

Do të mbeten në fuqi të gjitha kufizimet e vendosura për hyrjet në territorin grek të vendeve të treta deri më datën 24 shtator.

Sipas njoftimeve zyrtare, fluturimet ndërkombëtare në Greqi do të vazhdojnë të jenë të vlefshme deri të premten e ardhshme, ndërsa udhëtarët e pavaksinuar nga vendet e treta nuk do të lejohen të hyjnë në vend. Sidoqoftë, udhëtarët që udhëtojnë për arsye thelbësore dhe banorët rezidentë do të  përjashtohen nga kufizimi, kështu që mund të hyjnë në Greqi pa procedurat e nevojshme.

Në të kundërt, të gjithë qytetarët, duke përfshirë këtu edhe shqiptarët, do jenë të detyruar të plotësojnë Formularin (PLF), të tregojnë një certifikatë vaksinimi ose një test negativ.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist