Studimet ngrenë alarmin,”bota cdo ditë më e stresuar”!

Written by on 27/04/2019

Njerëzit anembanë botës po bëhen më të zemëruar, më të stresuar dhe me tepër të shqetësuar
sipas një studimi të ri botëror. Nga 150.000 njerëz të intervistuar në mbi 140 vende , 1/3 thuhet
se vuan nga stresi, dhe të paktën 1/5 nga trishtimi dhe zemërimi. Raporti Vjetor i Emocioneve
“Gallup” ka pyetur njerëzit për emocionet e tyre pozitive dhe negative. Vendi më negative ishte
Cadi i ndjekur nga Nigeria. Ndërsa vendi më pozitiv, është Paraguaji sipas raportit. Përsa u
përket emocioneve poztive Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë vendin e 39-të, Anglia
vendin e 46-të, kurse India është renditur e 93-ta. Greqia la numrin më të lartë të njerëzve të
stresuar në botë, me 59% . Në botë ,55% e të rriturve janë shprehur se ndihen të
stresuar.Shqipëria renditet në vendet më të stresuara në botë lënë pas Ugandën, Venezuelën, dhe
Ruandën.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist