Stop shkeljeve rrugore! Në rrugët e Tiranës montohen pajisje inteligjente që monitorojnë 24/7

Written by on 04/10/2021

Në akset rrugore do të vendosen pajisje inteligjente të cilat monitorojnë 24/7 lëvizjen e mjeteve në rrugë, duke regjistruar shpejtësinë, targën e mjetit dhe zbatimin e rregullave të tjera si vendosjen e rripit të sigurisë, apo përdorimin e celularit në timon etj. Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, përdorimi i kësaj autoveture inteligjente do të ndikojë pozitivisht në goditjen transparente të shkeljeve të Kodit Rrugor. Kjo pajisje është teknologjia e fundit që përdoret sot në vendet perëndimore, që kap në mënyrë të pandërprerë të gjitha shkeljet që ndodhin në një segment rrugor të caktuar në të gjitha korsitë.

 

Në mënyrë automatike e regjistron shkeljen dhe e çon në kohë reale në qendrën e përpunimit që ndodhet në Drejtorinë e Policisë Rrugore. Pajisja mund të lëvizë lehtësisht në të gjitha segmentet rrugore./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist