Statistikat tregojnë të vërtetën, ky është qyteti që konsumon më shumë alkool!

Written by on 10/12/2019

Statistikat e INSTAT tregojnë se 60% e popullsisë konsumon rregullisht alkool. Në studimin demografik të 12 muajve të fundit, rezulton se në qarkun e Fierit, konsumi i alkoolit është më i larti në të gjitha qarqet e Shqipërisë, me 88%, ndërsa pas tij vjen Berati me 87%. Sipas studimit, në qarqet e Shqipërisë së Mesme dhe Jugut vihet re konsum më i lartë i pijeve alkoolike dhe në qarqet e Veriut në nivele më të ulëta. Në Dibër, konsumohet më pak alkool me vetëm 28%, ndjekur nga Kukësi dhe Shkodra. Në anketën e kosumit familjar vitin e shkuar, çdo familjar shpenzon mesatarisht rreth 2600 lekë për alkool dhe duhan ose 3.5% të buxhetit mesatar familjar në vend.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist