Kompania ajrore në krizë, revista amerikane i jep dy çmime prestigjoze!

Written by on 10/12/2019

Revista e njohur amerikane “Global Traveler”, çdo vit bën sondazh midis 20 linjave të fluturimit për të matur nivelin e kënaqësisë ndaj shërbimeve që ofrohen në bord. “Alitalia” për të dhjetin vit radhazi ka marrë titullin e linjës ajrore me kuzhinën e mirë.  Çmimi më i mirë i Kuzhinës në bord i njeh meritat e krijimit të menusë origjinale, e cila ka për qëllim të tregojë për Italinë dhe traditat gastronomike për ata që vendosin të fluturojnë me kompaninë italiane. Ky nuk është çmimi i vetëm i kompanisë , sepse për herë të dytë “Alitalia-s” i është caktuar çmimi për “Ulëset më të mira të klasit të biznesit”, për komoditetin e tyre, e cila tërhiqet plotësisht për tu bërë një shtrat dhe ofron funksionin e masazhit.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist