Gjermania jep lajmin e mirë, “ja çfarë do të bëjmë për të mbrojtur planetin”!

Written by on 10/12/2019

Gjermani po planifikon të japë 500 milion euro vitin e ardhshëm për vendet e varfëra, që të mund të mbrohen më mirë nga pasojat e ndryshimeve klimatike. Deklarata ka ardhur nga ministri i Zhvillimit Gerd Mueller, në samitin e OKB-së për klimën. Qëllimi i fondeve është të sigurohen grupe të ndihmës dhe organizatat e tjera në vendet në zhvillim që të përballojnë ndihmën pas një katastrofe natyrore. Gjermania do të japë fillimisht 25 milion euro dhe më pas, para të tjera do të vihen në dispozicion të fondit “Blue Action”, që mbron ujin dhe vijat bregdetare të oqeanit Indian.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist