Për herë të parë në histori, thatësira prek ujëvarën më të bukur në botë!

Written by on 10/12/2019

Ujëvarat e Viktorias janë tharë në pjesën më të madhe të tyre, për shkak të thatësirës që ka goditur vendin vitet e fundit. Të vendosura në kufirin midis Zambisë dhe Zimbabve, ato janë ujëvarat më të mëdha dhe më spektakolare në botë. Fotografitë e janarit të këtij viti krahasuar me muajn dhjetor, janë dramatike. Një pjesë e ujëvarës rrjedh ende në pjerrtësi më shumë se 100 metra, ndërsa një pjesë e madhe është tharë plotësisht. Ekspertët kanë thënë se është pikërisht ndryshimi i klimës që po e shkakton gjithë këtë dhe se shumë shpejt zona aty mund të mbtetet pa turistë. “Kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë”, kanë deklaruar banorët.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist