Stambolli mirëpriti rreth 6 milionë turistë në nëntë muaj

Written by on 18/11/2021

Rreth 5.8 milionë turistë të huaj kanë vizituar Stambollin në nëntë muajt e parë të vitit, ndërsa vetëm në shtator numri i vizitorëve u rrit me më shumë se 100% në bazë vjetore. Sipas të dhënave, iranianët kryesojnë listën e vizitorëve të huaj. Në shtator, Stambolli priti rreth 106.000 turistë iranianë, të ndjekur nga shtetasit rusë me rreth 82.000.

Gjermanët përbëjnë grupin e tretë më të madh të vizitorëve me 79.000 dhe irakianët renditen të katërt me 54.000 njerëz. Në Stamboll nuk kanë munguar as turistët nga Franca, SHBA-ja dhe Ukraina./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist