Muaji gusht, rekord aplikimesh nga shqiptarët për azil drejt BE-së

Written by on 19/11/2021

Sipas të dhënave nga zyra europiane e azilantëve, aplikimet për azil në muajin gusht nga shqiptarët  arritën në mbi 1400. Kjo shënon një rritje prej 46% në krahasim me korrikun dhe më shumë se dyfishi në raport me muajin qershor. Shqiptarët mbajnë rekord për numrin e aplikimeve në gusht, duke rezultuar gati katër herë më të larta sesa Maqedonia e Veriut.

Nga janari i vitit 2008 deri në korrik 2021 janë rreth 234 mijë shqiptarë që kanë kërkuar gjithsej azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, listën e së cilës e kryeson Gjermania./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist