Si paraqitet situata në Evropë? Ja rregullat që duhen zbatuar përpara udhëtimit

Written by on 05/08/2021

Në shumë shtete të Evropës masat shtrënguese kanë ndryshuar për të disatën herë. Në Gjermani testi me rezultatin negativ ose dëshmia e vaksinimit të plotë, do u kërkohet të gjithë pasagjerëve mbi 12 vjeç, jo vetëm atyre që udhëtojnë përmes linjave ajrore, por edhe përmes rrugëve tokësore.  Nga ana tjetër Britania ka hequr izolimin e detyruar për këdo që vjen nga SHBA dhe vendet e Bashkimit Evropian. Për të kaluar kufirin duhet paraqitur testi negativ apo pasaporta e vaksinimit. 

Greqia, pas pothuajse një viti ka hapur kufijtë për udhëtarët nga SHBA-ja, si dhe lejon hyrjen pa kufizime për të gjithë personat që vijnë nga vendet e BE-së apo zona Shengen. Situata në Itali ka ndryshuar. Vendi fqinj lejon edhe udhëtimet për turizëm, me detyrim tamponin negativ dhe vetëkarantinimin 5-ditor./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist