Miliona kinezë mbyllen në shtëpi. Rritja e infeksioneve pezullon udhëtimet jashtë shtetit

Written by on 05/08/2021

Teksa është rritur në 500 numri i të infektuarve me Covid-19 në Kinë nga muaji korrik, vendi po rikthen masat e ashpra kufizuese si në 2020-ën. Autoriteti për Emigracionin vendosi të mos lëshojë më pasaporta ose dokumente të nevojshme për daljen e shtetasve jashtë shtetit, nëse nuk kanë arsye të forta për udhëtim.

Qeveritë lokale kanë izoluar me miliona veta nga frika se mund të transmetojnë variantin Delta që po qarkullon në vend. Po ashtu në zonat që konsiderohen si vatra covidi, është pezulluar transporti publik./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist