Shtyhet për herë të tretë vlefshmëria e kartave të identitetit
Written by Radio Travel on 19/03/2021
Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për rinovimin e mjeteve te identifikimit, si mënyrën e vetme për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit, shumica e qytetarëve ende vazhdojnë ta neglizhojnë një hap të tillë. Drejtori i përgjithshëm i gjendjes civile Bledar Doracaj ka deklaruar se është duke u shqyrtuar mundësia për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së mjeteve të identifikimit deri më 30 prill.
“Tashmë ka filluar procesi, është hera e tretë që shtyhet afati i vlefshmërisë”, tha Doracaj./radiotravel.al