Rama për turizmin në Shkodër: “Potencial i jashtëzakonshëm”!

Written by on 19/03/2021

Gjatë prezantimit të skuadrës së 25 prillit në Shkodër, kryeministri Rama e vuri theksin tek turizmi. Sipas tij, Shkodra ka një potencial të jashtëzakonshëm në këtë drejtim. Ai u ndal veçanërisht tek rruga e Thethit për të cilën u shpreh se:  “Ne nuk po bëjmë thjesht rrugën për në Theth, por projekti parashikon dhe disa ndërhyrje, siç kemi bërë ndërhyrjet lart në Malësinë e Madhe, në Vermosh, ku sot ka infrastrukturë mikpritjeje”.

Rama: Rruga turistike e Thethit përfundon në korrik 2020 - Faktoje.al

Lidhur me turizmin historik dhe me turizmin e trashëgimisë kulturore, Kryeministri përmendi ndërhyrjen e mëtejshme në të gjitha ato pika që mund të transformohen në arsye për të sjellë këtu sa më shumë vizitorë e turistë, ku veçoi “Xhaminë e plumbit”./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist