“Shtepia me Gjethe”, rekord turistesh te huaj kete vit
Written by rt on 07/09/2018
Muzeu i Pergjimeve ”Shtepia me Gjethe” eshte kthyer tashme ne nje atraksion turistik jo vetem per vizitoret shqiptare, por veçanerisht per turistet e huaj qe vizitojne Shqiperine.Sipas shifrave te publikuara nga Ministria e Kultures, gjate periudhes janar-gusht muzeu u vizitua nga 6651 turiste te huaj dhe 4633 vendas.Ndersa vetem ne muajin gusht te 2018, muzeu u vizitua nga 2800 vizitore. Muzeu i Pergjimeve terhoqi turiste te kombesive te ndryshme si franceze, italiane, gjermane, spanjolle, amerikane dhe angleze.