Shqiptaret preferojne te fluturojne!
Written by rt on 27/03/2018
Shqiptaret preferojne te fluturojne
Fluturimi rezulton se eshte lloji i transportit me i preferuar per udhetaret shqiptar. Ne dymujorin e pare te vitit 2018, INSTAT raporton se jane kryer 3.606 fluturime, duke u rritur me 6,9 %, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Transporti ajror i pasagjereve ze 80% te transportit gjithsej. Numri i pasagjereve qe kane udhetuar me linja ajrore, ne kete periudhe ishte rreth 370 mije duke u rritur me 11%, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare. Nderkohe numri i pasagjereve qe kane udhetuar me linja detare ishte 104 mije, duke u ulur me 13,3 %.