Shqiperia perfaqsohet denjesisht gjate Fitur ne Madrid!

Written by on 24/01/2019

Shqiperia perfaqsohet denjesisht gjate Fitur ne Madrid
Shqiperia merr pjese ne Panairin Nderkombetar te Turizmit FITUR ne Madrid, Spanje. Ky panair zhvillohet deri me date 27 janar, dhe eshte i rendesishem pasi ofron mundesi te mira kontaktimi me operatore, media dhe vizitore potenciale nga Spanja dhe Portugalia. Njekohesisht eshte nje pike shume e mire kontakti edhe per tregje te largeta te Amerikes Latine, te cilat mund te rriten ne te ardhmen.Ky panair eshte me i madhi qe zhvillohet ne Gadishullin Iberik me rreth 10190 kompani ekspozuese nga 165 vende, 140 mije pjesemarres tregtare dhe 110 mije njerez nga publiku i gjere. Shqiperia prezantohet nepermjet Ministrise se Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencise Kombetare te Turizmit me 8 operatore turistike qe operojne ne tregun spanjoll. Gjate dites se pare ka pasur nje interesim te larte te publikut, medieve ku jane realizuar disa takime te rendesishme.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist