Shqiperia dhe Mali i Zi me pakete te perbashket turistike

Written by on 24/01/2019

Shqiperia dhe Mali i Zi me pakete te perbashket turistike
Nderkohe qe gjate vitit te kaluar Shqiperine e vizituan rreth 6 milione turiste, vetem nga Mali i Zi kane hyre ne vendin tone mbi 360 mije turiste dhe kete muaj kane hyre mbi 17 mije te huaj. Kjo u be e ditur nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi gjate prezantimit te paketave turistike ne Tirane nga Organizata turistike kombetare e Malit te Zi. Klosi theksoi se Shqiperia dhe Mali i Zi do te intensifikojne bashkepunimin ne fushen e turizmit, duke vendosur edhe per nje pakete te perbashket turistike per liqenin e Shkodres, lumin e Bunes dhe gjithe trashegimite natyrore, kulturore dhe kulinarise qe ka kjo zone. Edhe ambasadori i Malit te Zi ne Shqiperi, tha se numri i shqiptareve qe vizitojne kete vend rritet nga viti ne vit dhe kjo eshte si rezultat edhe i marredhenieve te mira mes dy vendeve.

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist