Shqipëria nuk do i mbyllë dyert për turistët e pa vaksinuar!
Written by Radio Travel on 03/03/2021
Shqipëria nuk do i mbyllë kufijtë për turistët gjatë verës të cilët duan të vijnë, por mund të mos e kenë bërë vaksinën, ose nuk do të kenë pasaportë vaksine. Kryeministri Rama pohoi se kjo gjë nuk i intereson ekonomikisht Shqipërisë.
Ai tha se ambicia deri në verë është që të jetë vaksinuar një pjesë e madhe e popullsisë, për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit./radiotravel.al