Shqipëria nis bashkëpunimin që do të ndryshojë sektorin e turizmit!
Written by Radio Travel on 22/11/2019
Shqipëria dhe Gjermania do të rrisin bashkëpunimin në sektorin e turizmit, të bujqësisë dhe specifikisht të prodhimit të verës. Qeveritë e dy vendeve kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi, që do të hapë rrugë për bashkëpunim konkret. Një tjetër pikë referimi për bashkëpunim mes dy vendeve do të jetë edhe arsimi profesional, i cili ka filluar edhe më herët, ku pala gjermane do të japë mbështjetje financiare dhe përvojë për implementimin e sistemit dual.