Shqipëria më e lira në rajon sa përdorimit të internetit në smartphone

Written by on 07/03/2019

 Shqipëria më e lira në rajon sa përdorimit të internetit në smartphone Shqipëria është vendi i 68-të në botë, ndër 230 shtete të ndryshme të globit, sa i përket çmimit të një gigabyte internet të telefonisë lëvizëse. Vendi i parë i listës i referohet çmimit më të ulët dhe vendi i fundit çmimit më të lartë. Të dhënat e një studimi të fundit të “Cable.co.uk”, e specializuar në këtë fushë, tregojnë se në Shqipëri, çmimi mesatar i një gigabyte internet në celular fiksohet në 3.22 dollarë.  Ky çmim e bën Shqipërinë vendin më të lirë në rajon. Çmimi më i lirë për një gigabyte fiksohet në 0.68 dollarë dhe çmimi më i shtrenjtë në 13.18 dollarë. Të dhënat tregojnë se Shqipëria është vendi i 14-të në Europë sa i përket çmimit më të lirë të 1 gigabyte internet në celular.  Vendi më i lirë në botë është India me 0.26 dollarë mesatarisht për një gb internet, ndërkohë që në vend të fundit renditet Zimbabve me 75.20 dollarë për një gigabyte të dhëna.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist