Antalya bum turistësh vetëm në muajin shkurt
Written by rt on 07/03/2019
Antalya bum turistësh vetëm në muajin shkurt
Shoqata e Hotelierëve dhe Operatorëve Turistikë të Mesdheut (AKTOB) ka publikuar një raport të fundit ku bëhet e ditur se numri i turistëve që kanë mbërritur në Antalja gjatë muajit shkurt është rritur 50%.
Numri i turistëve që në shkurtin e vitit të kaluar ishte 102 mijë, këtë vit në të njëjtën periudhë, është rritur në 152 mijë.
Ndërsa sipas këtyre të dhënave dy muajt e parë të 2019 kanë shënuar dyfishim të numrit të turistëve, nga 192 mijë vitin e kaluar ëshët rritur në 292 mijë vizitorë.
Turistët më të shumtë në numër dy muajt e prarë të këtij viti kanë qenë nga Suedia dhe Norvegjia. Ndërsa është parë një rritje prej 80% të turistëve nga Rusia, 53% nga Gjermania dhe 28% nga Anglia.