Shqipëria ‘’frikëson’’ amerikanët/ Shkak rritja e shifrave të të infektuarve me Covid-19

Written by on 25/08/2021

Rritja e shifrave të COVID 19 në vendin tonë ka alarmuar Departamentin Amerikan te Shtetit, i cili i kërkon shtetasve amerikanë që të shmangin udhëtimet me destinacion Shqipërinë. Amerika e rëndit vendin tone në nivelin e tretë të rrezikshmërisë duke i sugjeruar shtetasit e saj që në pamundësi për të evituar fluturimet drejt Shqipërisë para se të planifikojnë udhëtimin të vaksinohen.

“Sigurohuni që të jeni plotësisht të vaksinuar para se të udhëtoni në Shqipëri. Udhëtarët e pavaksinuar duhet të shmangin udhëtimet jo thelbësore në Shqipëri. Për shkak të situatës aktuale në Shqipëri, të gjithë udhëtarët mund të jenë në rrezik për të marrë dhe përhapur variantet e COVID 19“, thuhet në njoftim.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist