Norvegjia rivendos ‘’kufizimet’’ për hyrjet nga Bosnja, Shqipëria, Moldavia dhe Kanadaja!

Written by on 25/08/2021

Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Moldavia dhe Kanadaja janë hequr nga lista e purpurt e Norvegjisë pasi autoritetet e kësaj të fundit vlerësuan se këto vende kohët e fundit raportuan një numër të lartë të infeksioneve COVID-19, bazuar në të dhënat e siguruara nga Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik .

Vendet që mbeten në listën e purpurt janë Australia, Zelanda e Re, Arabia Saudite, Singapori dhe Tajvani, duke mos I lejuar udhëtarët që vijnë nga këto vende të qëndrojnë pa kryer karantinën. Megjithatë, autoritetet në Norvegji më parë theksuan se udhëtarët e vaksinuar plotësisht dhe ata që janë shëruar nga Coronavirus nuk është e nevojshme të ndjekin kërkesat e karantinës ose masat e tjera parandaluese.

Më parë, Norvegjia rivendosi ndalimin e hyrjes për kosovarët, ukrainasit dhe maqedonasit e veriut pasi vendet u hoqën nga lista e purpurt për shkak të rritjes së shkallës së infeksionit me Coronavirus.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist