Në përpjekje të shmangies së një vale tjetër të pandemisë/ Edhe shtatori muaj I hapur për vaksinimet!

Written by on 25/08/2021

Edhe shtatori do të jetë muaj i hapur për vaksinimin masiv të çdo qytetari mbi 18 vjeç. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila shprehet se ky muaj do të jetë vendimtar për të rritur mbulesën vaksinale në vend. Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se vaksinimi dhe respektimi i masave janë mënyrat e vetme për të shmangur një valë tjetër në vjeshtë dhe dimër.

“Le t’i shfrytëzojmë këto ditë për të mbrojtur jetën dhe shëndetin, duke u vaksinuar sa më parë në qendrat shëndetësore, poliklinika apo në qendrat e vaksinimit të përqendruar në të gjithë vendin”, shkruan ministrja në rrjetin social Facebook.

Radio Travel.al

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist