Nga Rusia drejt Japonisë me not/ 38 vjeçari në kërkim të azilit politik!

Written by on 25/08/2021

Një rus ka notuar për më shumë se 12 milje (20 km) nga ishulli rus i veriut te Paqesorit, Kunashir drejt qytezës japoneze të Shibetsu në ishullin Hokkaido, ku kërkoi azil politik. Ai është ndaluar nga autoritetet japoneze dhe dërguar në stacionin e policisë së Hokkaido ku po merret në pyetje për udhëtimin e jashtëligjshëm.

38 vjeçari, Vaas Feniks Nokard, përshkruhej si adhurues i kulturës japoneze. Ndërsa autoritetet ruse thanë se refugjatit i ishte dhënë tokë falas si pjesë e programit të ripopullimit të rajoneve të Lindjes së Largët.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist