Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut arrijnë marrëveshjen kulturore . Nisma e re që do të bashkojë dy vendet!

Written by on 12/12/2019

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të angazhohen për të hapur qendra të përbashkëta kulturore. Projektligji i depozituar në kuvend ,ka në fokus nismën për zhvillmin dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, përhapjen e kulturës shqiptare dhe prezantimin e saj në Maqedoninë e Veriut dhe anasjelltas. Qendrat do të ngrihen si pjesë e ambasadës së Republikës së Shqipërisë, akredituar në Maqedoninë e Veriut. Secila nga qendrat do të drejtohet nga një drejtor, i cili emërohet nga qeveria e palës dërguese.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist