Miratohet dekreti i klimës, ja sa do të shpërbleheni nëse përdorni transportin publik!

Written by on 12/12/2019

“Një pikë kthese në krizën e klimës” është pagëzuar nga qeveria italiane dekreti i klimës, një seri masash që synojnë të vendosin Italinë në përballje kundër ndotjes për 15 vitet e ardhshme. Marrëveshja e gjelbër me vlerë 55 miliardë euro, përfshin shpërblime për ata që përdorin transportin publik në vend të makinave private, deri te stimujt financiarë për tregtarët që do të eleminojnë paketimet plastike të lëngjeve dhe produkteve ushqimore. Strategjitë e qeverisë italiane përfshijnë gjenerimin e burimeve finanaciare për arsim dhe mirëqenie si dhe uljen e barrës tatimore, edhe pse sfida më e madhe mbetet hedhja e mbeturinave plastike, 500 mijë tonë e të cilave kalojnë në detin Mesdhe. Megjithatë, taksa për plastikën, mbetet masa përçarëse e të gjithë procesit, duke vënë përballë prodhuesit e sektorit të cilët deklarojnë se projekti i rrezikon plotësisht.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist