Shqiperia dhe Mali i Zi me promovim te perbashket te potencialeve turistike
Written by rt on 03/07/2018
Shqiperia dhe Mali i Zi me promovim te perbashket te potencialeve turistike
Promovimi i perbashket i potencialeve turistike mes Shqiperise dhe Malit te Zi, sidomos ne hapesiren nderkufitare, do te nxise zhvillimin ekonomik te dy vendeve. Ne nisje te mbledhjes se perbashket te qeverive te Shqiperise dhe Malit te Zi, qe po mbahet ne Shkoder, Kryeministri i vendit tone dhe homologu malazez u ndalen te rendesia e zhvillimit te potencialeve turistike qe ekzistojne ne te dy vendet. Kohet e fundit, Shqiperia ka ndjekur edhe shembullin e shkelqyer te zhvillimit te turizmit ne Mal te Zi nderkohe qe bashkepunimi mes dy vendeve do te vijoje kryesisht ne aspektin e nderlidhjes se kapaciteteve qeveritare, bashkiake, ekonomike dhe natyrore me nje perfitim te madh reciprok. Promovimi i perbashket turistik, zhvillimi i potencialeve te medha te brezit nderkufitar dhe rritja e numrit te turisteve mes dy vendeve do te jene elementet kryesore te bashkepunimit Shqiperi – Mal i Zi ne fushen e turizmit.