Shqiperia dhe Arabia Saudite marreveshje per turizmin dhe trashegimine kulturore
Written by rt on 07/02/2019
Shqiperia dhe Arabia Saudite marreveshje per turizmin dhe trashegimine kulturore
Shqiperia dhe Arabia Saudite nenshkruajten se fundmi disa marreveshje te rendesishme perfshire dhe ate bashkepunimit ne sektorin turistik mes dy vendeve. Kryeministri i vendit po zhvillon prej dy ditesh nje vizite zyrtare ne Mbreterine e Arabise Saudite se bashku me nje delegacion ministror. Pala shqiptare u prit nga mbreti Salman Ibn Abdulaziz Al Saudi, njekohesisht Shefi i Fondit Saudit te Zhvillimit, me te cilin u nenshkruan nje sere marreveshjesh te rendesishme mes dy vendeve ne Ekonomi, turizem, trashegimi kulturore dhe plane te perbashketa investimesh. Nderkohe, sipas njoftimit te Ministrise se Financave dhe Ekonomise, u nenshkrua dhe marrevesha per eliminimin e taksimit te dyfishte, çka nenkupton me shume bashkepunim mes komunitetit te biznesit dhe nxitjes se investimeve te huaja.