Shitet apartamenti më i shtrenjtë në histori

Written by on 28/01/2019

Shitet apartamenti më i shtrenjtë në histori
Shtëpia më e shtrenjtë që është shitur në historinë e SHBA-ve, është një apartament në
Manhatan, të cilin miliarderi Ken Griffin e bleu për 238 milionë dollarë
Prona luksoze ndodhet te ndërtesa “220 Central South Building”. Apartamenti shkon në katër
kate, dhe sigurisht që ka pamje nga parku më i famshëm i Nju Jorkut, Central Park.
50-vjeçari Ken Griffin është themeluesi i fondit të investimeve “Citadel”, dhe kjo nuk është
prona e vetme me çmim të çmendur që ka blerë këtë javë. Jo më larg se të hënën ai doli në lajme
për blerjen e një shtëpie 124 milionëshe pranë pallatit Buckingham Palace, në Londër.
Veç kësaj, ka blerë një tjetër apartament të shtrenjtë në Majemi, për 60 milionë dollarë, në vitin
2015, si dhe një në Çikago, për 59 milionë dollarë.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist