Shirat e dendur përmbytin Londrën, vështirësohet qarkullimi i makinave!

Written by on 26/07/2021

Pas Gjermanisë dhe Belgjikës, duket se radha e përmbytjeve ka ardhur në Londër. Ditën e djeshme, shirat e dendur kanë bërë që rrugët dhe metrotë të jenë nën ujë. Për këtë arsye autoritetet u bëjnë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin.

Mediat e huaja raportojnë se qarkullimi i makinave në Londër është vështirësuar, madje në disa zona të caktuara është i pamundur. Po ashtu dyqanet e kateve të para rrezikojnë të përmbyten./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist