Plazhi i Ulqinit gjallërohet nga turistët, në fundjava është plot!
Written by Radio Travel on 26/07/2021
Gjatë fundjavave, qyteti i Ulqinit është i tejmbushur me turistë. Vizitorët janë nga vende të ndryshme evropiane si Franca apo Polonia, por gjithsesi kryesorët mbeten pushuesit nga Kosova dhe rajoni. Pronarët e hoteleve pranojnë se numri i turistëve që qendrojnë 7 deri në 10 ditë në Ulqin ka rënë ndjeshëm dhe si rrjedhojë fundjavat janë ato çka po mbajnë gjallë turizmin.
Hapja e kufijve si dhe situata e qëndrueshme epidemiologjike ka bërë që ky sezon në Ulqin të rikthehet në nivelin e vitit 2019./radiotravel.al