Norvegjia lejon hyrjen pa kufizime edhe për më shumë udhëtarë

Written by on 26/07/2021

Autoritetet norvegjeze kanë njoftuar se duke filluar nga sot më shumë njerëz do të lejohen të hyjnë në vendin skandinav. Këtu përfshihen fëmijët që udhëtojnë me prindërit që disponojnë një certifikatë vaksinimi Covid-19, anëtarët e familjes së qytetarëve norvegjezë, qytetarët që vizitojnë një anëtar të ngushtë të familjes që banon në Norvegji ose ata që udhëtojnë me një anëtar të familjes norvegjeze.

Më herët Norvegjia hoqi kufizimet e udhëtimeve me Shqipërinë, Azerbajxhan, Bosnjë-Hercegovinë, Kanada, Kosovë, Moldavi, Mal të Zi, Katar dhe Serbi./radiotravel.al 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist