Shërbim i plotë shëndetësor gjatë sezonit turistik!

Written by on 08/06/2019

Qendra shëndetësore do të operojnë edhe këtë vit në zonat turistike . Sipas ministres së Shëndetësisë dhe Mrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu , shërbimi shëndetësor do të ofrohet 24 orë në  7 ditë të javës. Këtë vit janë hapur 28 qendra shëndetësore pranë zonave turistike që do të garantojnë shërbimin për një sezon turistik të sigurtë për të gjithë pushuesit. Ekipet mjekësore të spitaleve pranë zonave turistike do të kenë shërbim të përforcuar si edhe shërbimi i autoambulancave do të jetë në gatishmëri. Qendrat shëndetësore do të jenë të hapura deri në datën 15 shtator.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist