SHBA vuan pasojat e te ftohtit arktik, temperatura -37 grade celcius

Written by on 31/01/2019

SHBA vuan pasojat e te ftohtit arktik, temperatura -37 grade celcius
Qytete te shumta jane izoluar ne te gjithe pjesen qendrore te Shteteve te Bashkuara te
Amerikes ndersa rajoni eshte mberthyer nga nje vale te ftohti i njohur si vorbulla polare.
Te pakten 7 persona kane humbur jeten ne disa shtete si pasoje e motit arktik.
Temperaturat rane ne -30 grade celcius ne Chikago, me ftohte edhe se ne Antarktide, dhe
-37 grade celsius ne Dakoten e veriut.Moti i acarte do te ngrije rreth 250 milione
amerikane dhe rreth 90 milione prej tyre do te perballen me temperatura nen -17 grade
celsius. Bora pritet te vazhdoje edhe gjate dites qe nga rajoni i liqeneve te medha ne Nju
England e deri ne Uiskonsin dhe Illinois, ku priten me shume se 60 centimetra reshje.
Gjendja e emergjences eshte shpallur tashme ne Uiskonsin, Michigan dhe Illinois, e
madje edhe ne shtetet normalisht me te ngrohta me ne jug, ne Alabama dhe Misisipi.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist