SHBA ‘’dhuratë’’ Kosovës/ Rreth 30 mijë doza vaksinash priten të mbërrijnë në shtetin fqinj!

Written by on 20/08/2021

Kosova ende vijon luftën e saj ndaj Covid-19 ndonëse shifrat kanë qenë në rritje përgjatë ditëve të fundit. Mirëpo, Ambasadori i ShBA-ve Philip Kosnett, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe personalitete të tjera do të mirëpresin sot dërgesën e parë të vaksinave të dhuruara Kosovës nga ShBA-të.

Ceremonia e organizuar me rastin e arritjes së tyre, mbahet në oborri i Institutit Kombëtar për Shëndetin Publik, duke nisur nga ora 15:00. Rreth 30 mijë doza priten në mbërrijnë sot në shtetin fqinj duke ndihmuar kështu ndjeshëm në procesin e vaksinimit masiv të popullsisë.

Radio Travel.al

Coronavirus COVID-19 single dose small vials and multi dose in scientist hands concept. Research for new novel corona virus immunization drug.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist