Fillimi i vitit shkollor 2021-2022/ Shtyhet afati i nisjes!

Written by on 20/08/2021

Kryeministri i vendit, Edi Rama është shprehur në faqen e tij zyrtare të Facebook se duke vlerësuar dhe shqyrtuar me kujdes shqetësimet dhe sugjerimet e ardhura nga mësuesit dhe prindërit, është vendosur të zgjatet periudha e mësimit plotësues deri në nisjen e vitit të ri shkollor.

Pra shkollat nuk do të nisin më në 13 shtator, por më 27 shtator 2021. Sipas njoftimit gjatë periudhës së mësimit plotësues, që nis që më 1 shtator, nxënësit nuk janë të detyruar të shkojnë çdo ditë në shkollë, ndërsa mësuesit dhe të gjitha stafet shkollore do të jenë aty me kohë të plotë për të ofruar krahas mësimit plotësues, edhe veprimtari të ndryshme sportive, artistike dhe kulturore.

Radio Travel

 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist