Kosova shënon rritje rekord të infeksioneve. – Nga 20 gushti nis shtrëngimi i masave anti-Covid!

Written by on 20/08/2021

Qytetarët që hyjnë në Republikën e Kosovës, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë dhe kur vijnë nga vendet me rrezik të lartë infektimesh, duhet të kenë test PCR-negativ. Rritja e madhe e infektimeve me virusin Corona, ku në 24 orët e fundit u shënua rekord i rasteve, shtim i pacientëve nëpër spitale, dhe çdo ditë rritja e numrit të viktimave nga Covid-19, bëri që qeveria e Kosovës nga data 20 gusht të ashpërsojë masat anti-Covid.

Ajo vendosi që të reduktohen gati të gjitha aktivitetet publike deri në masën e mbylljes totale siҫ janë, klubet e natës dhe ahengjet familjare që në stinën e verës në Kosovë janë të shumta. Përdorimi i maskave bëhet i detyrueshëm në të gjitha ambientet e mbyllura publike. Qendrat e vaksinimit po punojnë me kapacitet të plotë,  por në masë akoma ka hezitim për vaksinim, ndonëse fushatat informuese nuk mungojnë.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist