Fluks turistësh në Rinas/ Nga 1 korriku kanë hyrë mbi 100.000 shtetas më shumë se në vitin 2019.

Written by on 20/08/2021

Lehtësimi i masave anti-covid nga shumë vende ka ndikuar në rritjen e fluksit të turistëve në këtë sezon veror. Një gjë e tillë po regjistrohet edhe në pikat e kalimit kufitar të Shqipërisë. Vetëm në aeroportin e Rinasit, sipas të dhënave zyrtare, kanë hyrë në Shqipëri nga 1 korriku e deri më sot mbi 100.000 shtetas të huaj dhe vendas më shumë krahasuar me vitin 2019.

Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit Eduart Merkaj ka parë nga afër zbatimin e masave lehtësuese të marra nga Policia Kufitare e Rinasit, për të përballuar fluksin e madh në hyrje të turistëve dhe shtetasve shqiptarë që janë rezident në vende të ndryshme të BE-së, të cilët vijnë për pushime dhe turizëm në vendin tonë.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist