“Salt Bae” përballë drejtësisë/ Kuzhinieri më i famshëm paditet nga nga punonjësit e tij!

Written by on 20/08/2021

Kuzhinieri i famshëm turk, Nusret Gokçe, pronar I disa restoranteve të shtrenjta dhe të njohura tanimë në të gjithë botën, duket se po përballet me drejtësinë. Gokçe, me restorantet e tij në Nju Jork, Miami, Stamboll, Dubai,Abu Dhabi dhe Mykonos, ka qindra të punësuar të cilët rezultojnë se janë të pakënaqur me kushtet e punës.

Dhe pikërisht këta të fundit, e kanë përballur me drejtësinë duke e akuzuar se Nusret I detyron që të punojnë jashtë orarit të punës, pa u paguar për orët shtesë, të cilat i kalonin 70 orët në javë. ‘’Salt Bae’’,  siç njihet nga të gjithë në rrjete sociale dhe jo vetëm, u bë viral disa vite më parë përmes videove  në mediat sociale në të cilat ai shihej duke hedhur kripë mbi pjatat në një mënyrë shumë të veçantë dhe karakteristike. I njohur për gatimin e biftekut, një I tillë kushton 100 dollarë dhe I mbuluar me fletë floriri kushton rreth 450 dollarë.

 

Radio Travel.al

NEW YORK – JANUARY 22, 2018: for Features. Nusret Gokce, aka Salt Bae at the restaurant he has just opened Nusr-et on West 53rd Street. He ìspanksî the steak. (Tamara Beckwith/NY Post)


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist