OBSH, kundër dozave të treta: “Këto vaksina duhet të shkojnë për vendet e varfëra”

Written by on 20/08/2021

Zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë bërë thirrje që vendet e pasura të mos injektojnë aktualisht dozën e tretë të vaksinave kundër Covid-19 dhe këto doza të shkojnë për vendet e varfëra, që janë ende në pritje të fazës së parë të mbrojtjes.Duke folur në konferencën javore për mediat,këshilltari i lartë i Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, deklaroi se ka mjaftueshëm vaksina në botë, por nuk po shkojnë në destinacionin e duhur sipas radhës së duhur.

OBSH bëri thirrje që vendet që aktualisht po synojnë injektimin e dozës së tretë duhet t’i pezullojnë këto plane dhe vaksinat t’i kanalizojnë në vendet e varfëra që ende nuk kanë siguruar dozën e parë për njerëzit e tyre, sidomos për punonjësit e shëndetësisë dhe personat me rrezik të lartë të infektimit.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist