SHBA, BE dhe 19 vende të tjera, përfshirë Shqipërinë thirrje talebanëve: ‘’Respektoni të drejtat e grave”!

Written by on 19/08/2021

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe 19 vende tjera, përshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët përmes së cilës u bëhet thirrje talebanëve që të respektojnë të drejtat dhe sigurinë e grave dhe vajzave afgane.

Këto vende shprehin shqetësimin e thellë për situatën në të cilën gjenden gratë dhe vajzat afgane, përkatësisht sa i takon të drejtave të tyre për arsimim, punën dhe lirinë e lëvizjes. Deklarata u lëshua tre ditë pasi talebanët hynë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul dhe rrëzuan qeverinë e mbështetur nga Perëndimi.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist