Sa efektive janë vaksinat ndaj variantit Delta?! Ja çfarë thonë studimet.

Written by on 19/08/2021

Sipas një studimi nga ekspertë të Universitetit të Oksfordit mbrojtja nga vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca reduktohet brenda 3 muajsh. Gjithashtu sipas studimit personat e vaksinuar me këto dy vaksina mund të jenë më të rrezikuar nëse infektohen me Delta sesa variantet e tjera.

Studimi, i bazuar në më shumë se tre milionë mostra të marra në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, theksoi se 90 ditë pas dozës së dytë, efektiviteti i vaksinës Pfizer / BioNTech u ul në 75% dhe efektiviteti i AstraZeneca u ul në  61%. Dy javë pas dozës së dytë, efektiviteti i tyre ishte përkatësisht 85% dhe 68%. Reduktimi i efektivitetit është më i lartë tek personat mbi 35 vjeç se sa tek të rinjtë.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist