19 vjeçarja që do të nisë një udhëtim 3 mujor/ Synon të jetë pilotja më e re në botë!

Written by on 19/08/2021

Vetëm 19 vjeçe, por ajo po niset për të  përshkruar gjysmën e qiellit të botës. Zara Rutherford dëshiron të jetë pilotja më e re femër në botë. Ajo ka një pasion tepër të veçantë, atë të udhëtimeve me aeroplan. Zara e trashëgoi këtë pasion për aeroplanët nga familja e saj, të cilët janë të gjithë pilotë. Ajo filloi të bënte fluturimet e para kur ishte vetëm në 14 vjeç dhe mori licencën e pilotes gjatë vitit të kaluar.

“Është një ëndërr që e kam patur gjithë jetën time, të fluturoj me një aeroplan nëpër botë, ishte thjesht një ide e çmendur dhe gjithmonë mendoja se do të ishte e pamundur. Por pastaj vendosa se nëse nuk i tregoja askujt për këtë, atëherë nuk do të ndodhte kurrë. Kështu u thashë prindërve të mi dhe, ata thanë ‘po, le ta bëjmë këtë” është shprehur ajo.

Rruga e Rutherford do të zgjasë rreth tre muaj, me ndalesa në 52 vende të botës.

Radio Travel.al


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist