Rritja e turizmit të “gjumit”. Përse njerëzit e duan gjithnjë e më shumë?

Written by on 10/10/2022

Është e pazakontë, por turizmi i gjumit është popullarizuar gjithnjë e më shumë, me një numër në rritje të qëndrimeve të fokusuara tek gjumi që shfaqen në hotele dhe resorte në mbarë botën. Interesi për një gjumë të mirë tek turistët para se të rezervojnë një dhomë pushimi, është rritur ndjeshëm që nga pandemia. Pikërisht për këtë arsye një numër resortesh dhe hotelesh kanë përqendruar vëmendjen tek ata që vuajne nga privimi i gjumit.

What Is Sleep Tourism? | 10 Best Hotels for Rest & Relaxation - Coveteur:  Inside Closets, Fashion, Beauty, Health, and Travel

Sipërmarrësit po investojnë tek sistemet inovative të izolimit të zërit, shtretër komodë dhe paisje të tjera për përmirësimin e gjumit. Pandemia globale duket se ka luajtur një rol të madh në këtë. Një studim i publikuar në Journal of Clinical Sleep Medicine zbuloi se 40% e mbi 2.500 të rriturve që morën pjesë, raportuan një ulje të cilësisë së gjumit të tyre që nga fillimi i pandemisë./radiotravel 


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist