Milano, kryeqyteti italian i beqarëve!

Written by on 10/10/2022

Milano mund të konsiderohet si kryqyeteti italian i beqarëve. Të dhënat e publikuara nga bashkia thonë se gjysma e milanezëve jetojnë vetëm. Saktësisht, 47.3% e rreth 700 mijë familjeve përbëhen nga një person i vetëm. Kështu Milano po bëhet gjithnjë e më shumë një qytet beqarësh dhe të moshuarish.

5 Romantic Places for Couples in Milan • The Blonde Abroad

Kjo u zbulua nga analiza e planit të ri të mirëqenies së Bashkisë së Milanos, i cili dikton udhëzimet për politikat sociale që do të duhet t’i përgjigjen nevojave të qytetarëve në vitet në vijim. Rritja e numrit të të moshuarve të vetmuar, të cilët kanë arritur në 131 mijë, është gjithashtu një reflektim i një shoqërie në ndryshim. Familjet me një prind janë gjithashtu një trend në rritje në Milano./radiotravel 


Current track

Title

Artist

Background