Rritet numri i te huajve turiste ne vendin tone
Written by rt on 23/08/2018
Numri i vizitoreve te huaj ne Shqiperi kaloi pragun e nje milioneve gjate muajit korrik. Sipas Institutit te Statistikave, krahasuar me korrikun e vitit te kaluar, numri i shtetasve te huaj qe vizituan Shqiperine u rrit me 19%. Per te gjithe shtatemujorin e pare te vitit, Shqiperine e vizituan gati 3 milione shtetas te huaj, ne rritje me 12.4% krahasuar me nje vit me pare. Perkundrejt perceptimeve se numri i turisteve nga Kosova eshte ne renie, shifrat e korrikut treguan nje rritje me 16% te vizitoreve kosovare. Kosova vazhdon te dominoje numrin e vizitoreve nga jashte ne Shqiperi nderkohe qe rritje te ndjeshme, edhe gjate ketij viti, ka regjistruar numri i vizitoreve nga Polonia dhe Gjermania.