Rritet bilanci i viktimave nga vullkani “Fuego” ne Guatemale
Written by rt on 06/06/2018
Te pakten 192 njerez rezultojne te zhdukur dhe 75 kane vdekur si pasoje e shperthimit te vullkanit “Fuego” ne Guatemale gjate se dieles. Fshatra te tere ne shpate malesh u shkrumbuan e u mbuluan nga hiri vullkanik dhe balta. Puna per kerkimin e te mbijetuarve u nderpre dje pasi nje tjeter shperthim leshoi gaz te nxehte dhe copa shkembinjsh ne anen jugore te vullkanit. Me shume se 1.7 milione njerez jane prekur nga shperthimi i se dieles, me me shume se 3.000 te evakuuar.