Rripi i sigurimit, pasagjerët në Shqipëri ende te pa ndërgjegjësuar

Written by on 01/08/2018

Rripi i sigurimit, pasagjerët në Shqipëri ende te pa ndërgjegjësuar

 

Vetëm 34 për qind e shqiptarëve përdorin rripin e sigurimit në makinë apo helmetë në rastet kur janë në motor. Është kjo shifra shqetësuese që nënvizon mes të tjerash raporti i Komisionit Ekonomik për Europën në Kombet e Bashkuara, i publikuar në fund të korrikut. Ky raport bën një rishikim të sigurisë rrugore për Shqipërinë. Në 87 faqe ky rishikim analizon situatën me rrugët, aksidentet, mbajtjen e statistikave, bashkëpunimin institucional duke propozuar në disa raste edhe zgjidhje alternative.

Raporti shpreh me shqetësim se Shqipëria mbetet larg objektivit të 2020 kur parashikon që përdorimi i rripit të sigurimit në mjete apo helmetave në kokë nga ana atyre që përdorin një motor, si mjet transporti, të jetë 80 për qind.


Reader's opinions

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Current track

Title

Artist